Rama: Do të mbështesim komitetin olimpik, po ju mori malli për mua hapni frigoriferin sot pasdite

Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në inaugurimin e ambienteve të reja sportive të Komitetit Olimpik në Shqipëri.

Rama ndryshe nga herët e tjera, ka mbajtur një fjalim të shkurtër ku tha se qeveria do mbështesë në vijimësi rritjen e volejbollit, krijimin e kampionateve në nivel bashkie, qarku e kombëtar.

Ndërkohë, ai fjalën e tij e përfundoi me një batutë duke thënë se kë e merr malli për të të hapë frigoriferin pasdite.

Rama: Është një ditë e bukur, pasdite do jenë dy finalet e para mes shkollave në volejboll mes meshkujve dhe femrave. Në bashkëpunim me komitetin olimpik shqiptar, qeveria do mbështesë në vijimësi rritjen e kësaj lëvizje, krijimin e kampionateve në nivel bashkie, qarku e kombëtar. Si edhe fuqizimi dhe shtrirjen në mënyrë të vazhdueshme të rrjeteve sportive në gjithë territorin. Nuk dua të zgjatem më shumë, është qartë që keni ardhur për tu argëtuar. Po ju mori malli për mua hapni frigoriferin sot pasdite dhe më keni edhe në frigorifer po deshët.

I pranishëm në këtë event ishte presidenti i komitetit olimpik ndërkombëtar Thomas Bach.