Organizonte lojëra fati përmes telefonit, prangoset 44-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranë ka goditur një tjetër rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Policia ka arrestuar një 44-vjeçar i cili ushtronte lojëra fati dhe baste sportive në një lokal, në rrugën "Haxhi Hysen Dalliu".

"Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3, kanë evidentuar dhe goditur një rast tjetër të ushtrimit të kësaj veprimtarie, nëpërmjet basteve sportive. Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestua në flagrancë shtetasi: D. D., 44 vjeç, për veprën penale "Organizimi i lotarive të palejuara".  Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, ky shtetas u kap në flagrancë duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, nëpërmjet basteve sportive, në një lokal, në rrugën "Haxhi Hysen Dalliu".  Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua aparati celular që dyshohet se përdorej për vendosjen e basteve sportive." - njofotn policia. 

 Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.