Bashkia Maliq harron fshatrat, në Navoselë prej 30 vitesh nuk është investuar në rrugë

Bashkia e Maliqit ka lënë fshatrat e saj në mëshirë të fatit. Në Navoselë nuk është investuar prej 30 vitesh në infrastrukturë ndërsa banorët ndihen të lënë pas dore, ndërsa shprehen se tek ta shkojnë veç kur ka zgjedhje.

Kjo rrugë me një kalim dhe e pashtruar të çon në fshatin Navoselë në Maliq.

50 familje që jetojnë atje, nuk kanë parë asnjë investim prej 30 vitesh në infrastrukturë.

“Ja kështu me të keqe. Nëse ke një të sëmurë, makina nuk futet këtej, sidomos në dimër.”

Banorët shprehen se mungesa e infrastrukturës së rrugës e kthen ne pluhur në verë dhe në të pakalueshme nga balta në dimër.

“Ja kështu me të keqe. Një hall të kesh nuk futet makina fare. Ka shumë baltë.”

Premtimet janë të njëjta për banorët sa herë ka zgjedhje, por ato nuk janë kthyer kurrë në punë konkrete.

“Ka pasur shumë premtime, por nuk kanë bërë gjë. Kur vjen fushata thonë do ta shtrojnë, por nuk bëhet fjalë.”

Banorët e zonës thonë se Bashkia e drejtuar nga Gëzim Topçiu I ka harruar ata dhe nuk I konsideron si pjesë të bashkisë.