Më shpejtësi deri në 244 km/h, Policia në 24 orë vendos 112 gjoba, pezullon 78 leje drejtimi

Përgjatë mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm, makina inteligjente e Njësisë Operacionale të Policisë Rrugore dhe radarët automatikë të Policisë Rrugore të DVP Fier, kanë monitoruar qarkullimin në Bypass-in e Fierit dhe në aksin rrugor Levan-Tepelenë.

Në disa akse policia ka konstatuar qarkullim tej normaleve të lejuara të shpejtësisë, konkretisht  Në Bypass-in e Fierit -> Shpejtësi nga 191 km/h deri në 244 km/h; Në aksin rrugor Levan –Tepelenë -> Shpejtësi nga 141 km/h deri në 176 km/h

Ndërkohë, 78 leje drejtimi të pezulluara, për periudha nga 4 deri në 18 muaj, masa administrative nga 15.000 deri në 90.000 lekë të rinj, si dhe zbritje pikësh nga leja e drejtimit nga 10 deri në 13 pikë.

112 masa administrative u vendosën ndaj drejtuesve të mjeteve, të cilët makina inteligjente i skanoi gjatë punës së saj, për qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara, por pa sanksionin plotësues të pezullimit të lejes së drejtimit.

Masa administrative për:

45 drejtues mjetesh që krahas qarkullimit me shpejtësi mbi normën e lejuar, përdornin edhe aparatin celular gjatë drejtimit të mjetit; 41 drejtues mjetesh që krahas qarkullimit me shpejtësi mbi normën e lejuar, nuk kishin vendosur rripin e sigurimit, si dhe  30 drejtues mjetesh që u ndëshkuan për të trija shkeljet së bashku, për qarkullim me shpejtësi mbi normën e lejuar, për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit, si dhe për mosvendosje të rripit të sigurimit.

Masat administrative ndaj këtyre drejtuesve të mjeteve kanë variuar deri në 90.000 lekë te rinj.