Lirohet nga qelia Enkeleda Hoxha, gjyqtares i përfundon dënimi i dhënë nga shkalla e parë

Togat e zeza te Gjykatës së Posaçme të Apelit, kanë liruar nga qelia ish gjyqtaren e Krujës Enkeleda Hoxha dhe ish sekretuarën e gjykatës Manuela Mallkuçi pasi i përfundoi dënimi i dhënë nga shkalla e parë. Çështja është ende duke u gjykuar në Apel pasi ish gjyqtarja kërkon pafajësi

Ish-gjyqtarja e Krujës, Enkeleda Hoxha u lirua nga qelia , pasi Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar konstatoi se ka përfunduar efekti i masës së sigurisë “arrest në burg” e caktuar ndaj saj për “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion”.

Hoxha gjendej në paraburgim prej 11 shkurtit 2021, kur u arrestua bashkë me 11 persona të tjerë si pjesë të një strukture kriminale që synonte të lironte disa të dënuar që e vuajnë dënimin në burgun e sigurisë së lartë në Fushë-Krujë, kundrejt përfitimeve monetare.

Ajo u dënua më 14 shkurt të këtij viti me 3 vjet burgim, por përfitoi uljen e 1/3 së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar. KLGJ vendosi më 17 mars që ta largojë nga detyra ish gjyqtaren.

Ajo e kundërshtoi vendimmarrjen e KLGJ-së në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, KPA, që është tërhequr për të marrë vendim për pretendimet e saj.

Gjykata ka konstatuar se ishte tejkaluar afati I dënimit dhe ka vendosur shuarjen e masës së sigurisë për Hoxhën.

Gjykata ka gjetur në të njëjtën situatë edhe ish-sekretaren e gjykatës së Krujës, Manuela Mallkuçi e arrestuar si e përfshirë në të njëjtën çështje me Hoxhën.

Lirohet nga qelia Enkeleda Hoxha, gjyqtares i përfundon dënimi i

Lirohet nga qelia Enkeleda Hoxha, gjyqtares i përfundon dënimi i