Ministrja Kushi e feston 31-vjetorin i Partisë Socialiste me Musa Ulqinin: njeri të denjë dhe simbol i PS-së
Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi ka shprehur urimin e përzemërt në përvjetorin e Partisë Socialiste, duke zgjedhur një personazh të spikatur, Musa Ulqini, të cilin e konsideron një njeri të denjë, themelues dhe kontribuues brenda kësaj partie.
Në një status në rrjete sociale Kushi shprehet zgjodhi ta festojë këtë ditë me një njeri të denjë, simbol i PS, themelues i PS dhe kontribuues i pandalshëm që në ditën e parë të saj.
Kushi: Këtë 12 qershor festojmë përvjetorin e 31-të të Partisë Socialiste. Është dita kur duhet të shprehim mirënjohje ndaj të gjithë themeluesve dhe kontribuuesve ndër vite në këtë forcë politike progresiste, më e madhja e më frymëzuesja në vend. Unë zgjodha të uroj festën sot së bashku me një njeri të denjë, simbol i PS, themelues i PS dhe kontribuues i pandalshëm që në ditën e parë të saj. Jam e lumtur që sot Musai është krahu im i djathtë, pjesë e ekipit në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, për të jetësuar reformat që kjo forcë politike po i përparon çdo ditë e më shumë.
Kushi shpreh mirënjohje për të gjithë socialistët e thjeshtë, kudo që ndodhen, në Elbasan e në të gjithë Shqipërinë.
