Rama: Gëzuar ditëlindjen PS, urime qysh nga patronazhisti më i thjeshtë deri te Fatos Nano

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një urim për ditëlindjen e Partisë Socialiste.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Rama shpreh urimet për të gjithë ata që kanë kontribuar ndër vite në këtë forcë politike.

Rama nuk harron pa falënderuar qysh nga patronazhisti më i thjeshtë, te themeluesit dhe deri te lideri Fatos Nano.

Rama: Mirëmëngjes dhe me urimin për ditëlindjen e Partisë Socialiste, të gjithë atyre që i kanë dhënë dje dhe i japin sot PS, që nga patronazhisti më i thjeshtë, tek drejtuesit në territor e deri tek themeluesit e saj dhe lideri Fatos Nano, ju uroj të gjithëve ju një të diel të qetë.