LSI e vetme në rrugëtim? Braimllari: Kemi pranuar gabimet, flet për ftesën e PS-së

Sekretari i Përgjithshëm i LSI  Endrit Braimllari gjatë një interviste për Ora News me gazetarin Everest Dedaj foli rreth raportit të LSI me Partinë Socialiste, rolin e kësaj force politike pas zgjedhjeve të kaluara të 25 prillit si dhe për raportin me ndërkombëtarët.

Përsa i përket ftesës së PS  për Monika Kryemadhin në përvjetorin e partisë ai tha se e sheh si një ftesë protokollare.

Endrit Braimllari: Kontributi i Monika Kryemadhit por dhe i zotit Meta në Partinë Socialiste kur ka qenë ish drejtues i LSI kanë qenë të jashtëzakonshëm. Unë e shikoj si një ftesë protokollare është jo vetëm ftesë drejtuar  LSI por drejtuar dhe partive të tjera. LSI që pas 25 prillit vendosi të kishte një aksion opozitar më të drejtpërdrejtë por dhe më të qartë. LSi ka qenë një forcë politike që ka krijuar stabilitet politik në vend. LSI ka qenë një forcë politike që i ka ekuilinruar qoftë kur ka qenë në opozitë, qoftë kur ka qenë pjesë e maxhorancës ka ekuilibruar pushtetet.

Braimllari teksa foli për opozitarizmin e LSI ku tha se pas 25 prillit LSI ka pranuar gabimet e veta, shtoi se ata kërkojnë të bëjmë opozitë të vërtetë.

Endrit Braimllari: LSI do të vazhdojë të mbështesë fort rolin e saj opozitar për të qenë një forcë politike e cila është alternativë e qeverisjes së nesërme. Ne kemi detyrë madhore në këtë situatë sepse është e qartë që maxhoranca aktuale ka pushtet maksimal. Pas 25 prillit LSI ka pranuar gabimet e veta, kërkojmë të bëjmë opozitë të vërtetë. LSI pas 25 prillit është një parti politike e cila po shkon në shtaratin e vet. Shtrati i LSI është një forcë politike që ju jep siguri qytetarëve, një forcë politike që tenton të çojë përpara proceset integruese.

Sa i përket raportit më ndërkombëtarët Braimllari tha se kjo forcë politike gjithmonë ka pasur vëmendje nga ndërkombëtarët dhe marrëdhënie të mira me to.

Endrit Braimllari: LSI gjithmonë ka pasur vëmendje nga ndërkombëtarët. Ka pasur një marrëdhënie shumë korrekte me ndërkombëtarët. Zonja Kryemadhi ka qenë permanente në takime në SHBA, unë personalisht kam qenë në takime me ambasadorë të vendeve të ndryshme në selinë e LSI dhe pse një pjesë nuk janë bërë publike. Po kështu përfaqësues të tjerë të LSI. Ne kemi marrëdhënie shumë korrekte sepse LSI udhëhiqet nga një frymë shumë e lartë bashkëpunimi për interesat e vendit dhe pëër interesat e shqiptarëve.