Aksident në Laç, dëmtohet 45 vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Qershor 2022, 18:27
Një person ka mbetur i plagosur pasditen e të shtunës si pasojë e një aksidenti pranë gjykatës së Laçit.
Policia tha se shtetasi Isuf Ajazi i cili ka qenë duke drejtuar automjetin me targa AB587CN është përplasur me drejtuesin e çiklomotorrit Astrit Gjoka i moshës 45 vjeçare.
Si pasojë ky i fundit ka pësuar lëndime fizike dhe është dërguar menjëherë drejtë spitalit të Traumës në Tiranë në gjëndje të rëndë.
Ndërkaq policia ka kryer hetime në vendin e aksidentit ndërsa pritet që ekspertiza të hedhë dritë në lidhje me shkakun e ngjarjes.


