Lezha pritëse e Kampionatit Europian të Snookerit

Lezha tashmë është bërë pritëse e Kampionatit Europian të Snookerit.

Ky event i cili ka startuar që prej 9 Qershorit po zhvillohet në Shëngjin ndërsa pjesëmarrëse janë 40 shtete europiane me 450 sportist të disiplinave të ndryshme. Pjesë e këtij kampionati është edhe Shqipëria, por pavarësisht se është një sport i ri pitshmëritë janë pozitive.

Organizimi i eventeve të tilla europiane është i jashtëzakonshëm për Lezhën u shpreh kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu.

Pjerin Ndreu: Është një aktivitet i jashtëzakonshëm, janë të huaj nga Franca, Gjermania, Anglia, SHBA, Spanja, Italia.

Kampionati Europian i Snookerit organizohet për herë të dytë në Shqipëri dhe do të zgjasë deri me 19 Qershor.