Shkodra, më e bukur se kurrë, hapet edicioni i 60-të i Festivalit të Këngës për Fëmijë
Shkodra ishte më e bukur se asnjëherë tjetër, ndërsa jehonin zërat e artistëve të vegjël në pedonalen “Kolë Idromeno”, duke e sjellë festivali e këngës për fëmijën më pranë publikut në edicionin e tij të gjashtëdhjetë.
20 artistë të vegjel nga Shqipëria, Kosova dhe trevat e tjera shqipfolëse u ngjitën në skenë, duke sjellë krijimet e reja të emrave më të mirë të pendës, orkestrimit dhe muzikës për fëmijë.
Ermir Zoga: Performanca shumë të mira nga të gjitha trevat shqipfolëse, me këngëtarë shumë të taklentuar.
Bashkë me surprizat, ky festival pa diskutim që e ndjeu mungesën e emrit që për vite me radhë punoi me vetëmohim për ta mbajtur të fortë, konkurues dhe model këtë traditë të këngës për fëmijë, profesorin e ndjerë Kujtim Aliaj.
Ermira Aliaj: Ishte një punë që Kujtimi e filloi dhe që e la përgjys, kështu që nuk ishte një festival i thjështë për mua.
Manjola Lloja: E kemi përjetu me shumë emocion dhe kënaqësi.
Në natën e dytë festivali sjell një retrospektivë të sukseseve ndër vite, ndërsa finalja mbahet të dielen në mbrëmje ku do të ndahet çmimi i madh dhe ai në nder të profesor Kujtim Aliaj. Nga kjo skenë e Shkodres në këto 6 dekada kanë dalë emra të medhenj të muzikës shqiptare, e kjo traditë vijon dhe mbetet e fortë në qytetin e artit e kulturës.
