Gjendet e vdekur 62-vjeçarja shqiptare në Greqi, me plagë dhe shenja dhune në trup

Një 62-vjeçare shqiptare është gjetur e pajetë në dhomën e gjumit të një apartamenti në rrugën Tsopanakou  në lagjen “Gizi” të Athinës.

Sipas policisë greke, viktima ka plagë dhe shenja dhune, porta e banesës ishte e mbyllur dhe nuk kishte shenja thyerje.

Policia bën me dije se  bashkëshorti i 62-vjeçares që lajmëroi Policinë, është zhdukur pas thirrjes që i ka bërë policisë , me frikën se do të arrestohej pasi nuk kishte dokumente qëndrimi në Greqi.

Autoritetet greke dyshojnë se krimi është kryer prej bashkëshortit të viktimës.

Ende nuk dihen shkaqet e krimit.