Nga "Tentativë për vrasje, vjedhje e drogë”, precedentët kriminalë të Sadikajt që iu bë atentat sot me eksploziv

Aleksandër Sadikaj, 27 vjeç, lindur në Berat, banues së fundmi në Tiranë, i cili humbi jetën mesditën e sotme (11 qershor) është një person me precedent të theksuar kriminal, në fushën e vjedhjes, krimeve ndaj personit dhe narkotikëve.

Ora News, mëson se Sadikaj:

09.04.2011 është arrestuar në Berat, pasi, së bashku me një person tjetër kanë tentuar të vjedhin në subjektin AlbTelecom-Berat;

30.04.2011 është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Vlorë, pasi Gjykata e Vlorës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim;

31.05.2017 është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr.2 Tiranë, pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”. Më 23.08.2018, Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 8 muaj burgim, për këtë vepër;

٠Më 29.05.2017 është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr.2 Tiranë për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”;

٠Më 09.07.2019 është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Sarandë, pasi në bashkëpunim me një shtetas tjetër, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë plagosur me thikë shtetasin A. D., duke i shkaktuar dëmtime serioze në trup. Më datë 30.07.2019, për këtë ngjarje, Gjykata e Sarandës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.

Gjithashtu, për 27-vjeçarin dyshohet se në rrugë operative se kryente veprimtari kriminale edhe në fushën e narkotikëve.

Një bombë me telekomandë shkatërroi pothuajse tërësisht automjetin me të cilin lëvizte 27-vjeçari nga Berati Aleksander Sadikaj. Ngjarja ndodhi në orën 13.35, në zonën e Saukut, në afërsi të rreth-rrotullimit në hyrje të rrugës Tiranë-Elbasan
Drejtuesi i mjetit tip “Mercedes Benz, pësoi plagë e dëmtime të rënda, të cilave nuk ka arritur tu mbijetojë duke gjetur vdekjen në spital.

Mjekët thanë se riu kishte humbur të dyja këmbët si pasojë e shpërthimit të bombës e cila mesa duket, ishte vendosur poshtë mjetit në pjesën e përparme dhe është aktrivizuiar në lëvizje.

Automjeti i dëmtuar nga shpërthimi qëndroi në vendin e ngjarjes për disa orë, ndërsa hetuesit dhe ekspertët mblodhën prova në një zonë të gjerë duke përfshirë edhe krahun tjetër të autostradës. Qarkullimi u bllokua nga policia për disa orë si pasojë e shpërndarjes së copave të automjetit të 27-vjeçarit ndërsa në vendngjarje qëndruan edhe drejtues të lartë të policisë.
Viktima e ngjarjes, sipas policisë ishte proceduar më parë për një tentativë vrasje, megjithatë hetuesit po verifikojnë më shumë rreth aktivitetit të tij për të zbardhur motivet e atentatit mafioz..