Bulqiza po falimenton/ Emigrantët e kthyer: Kemi hapur biznese, nuk ka punë as njerëz



Qamil Peti ka investuar miliona lekë në këtë lokal në Bulqizë, pas 10 viteve punë në emigracion.

Por dëshira për tu kthyer e për të punuar në vendin e tij, duket se nuk po jep rezultatet e pritura.

Largimi masiv i të rinjëve ka bërë në në lokalin e tij, pak njerëz të shkojnë.

Qamil Peti: Në krahasim me vjet mund të jetë më pak se 60 për qind e njerëzve. Janë pakësuar njerëzit jashtë mase. Ora 12:00 e ditës dy njerëz në lokal. Ne punojmë s'punojmë taksat detyrimet i paguajmë.  

Vetë ai thotë se biznesi po i falimenton.

Qamil Peti: Këtu është bërë situata shumë e vështirë për sa kohë nuk ka as rini as njerëz që qarkullojnë as njerëz që lëvizin. Me kë të diskutosh me kë të flasësh thotë "ikëm sot ikëm nesër".

I vetmi klient në lokalin e Qamilit është Skënder Baxha, një ish minator ku nga kjo punë ka mbetur invalid. Ai thotë se të rinjtë po ikin çdo ditë nga Bulqiza.

Skënder Baxha: Kalamajtë kanë ikur jashtë shteti të gjithë. Ca janë me letra ca janë pa letra. Se do të arrijmë në këtë gjendje që të ngelemi pa kalamaj, jemi pa ekonomi pa asnëj lloj gjëje.  

  Largimi i të rinjëve në vendin tonë është një fenomen që po njeh vetëm rritje, sidomos në qytetet e vogëla, ku mundësitë janë të pakta për të punuar.