Gjendet një trup i pajetë mbi fshatin Kreshovë, Kolonjë

Ditën e sotme rreth orës 14:00 është gjetur trupi i një personi të dekompozuar mbi fshatin Kreshovë, Kolonjë.

Paraprakisht bëhet me dije se trupi është i seksit mashkull.

Kanë qenë dy barinjë të zonës, kanë konstatuar kufomën dhe kanë njoftuar policinë.

Nga kqyrja e jashtme është e pamundur të bëhet identifikimi i kufomës. Mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Mjekesisë Ligjore. Identifikimi i viktimës mund të bëhet vetëm nëpërmjet ADN.

Dyshohet që viktima të ketë vdekur aksidentalisht, pasi terreni ku eshte gjetur është shume i thyer, sipas burimeve policore.

Për identifikim e kufomës policia lokale do verifikojë fillimisht listën e personave të njoftuar të humbur në zonën e Kolonjës.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e kufomës dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.