Plagoset me thikë 52-vjeçari në Laç, niset drejt Traumës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Qershor 2022, 19:19
Arben Margjini, 52-vjeç, është plagosur me thikë pasditen e sotme(11 qershor).
Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë Kishës së Shën Nout në Laç.
Deri më tani ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, sakaq Margjini është nisur për mjekim drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Policia po merret me hetimin e ngjarjes.
