Aksident në afërsi të Vorës, krijohen radhë kilometrike makinash në autostradën Tiranë-Durrës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Qershor 2022, 17:15
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme ne Marikaj, në afërsi të Vorës, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.
Nuk dihet nëse ka të lënduar ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes.
Si pasojë e aksidentin, janë krijuar radhë kilometrike makinash, në autostradë Tiranë-Durrës.
Ora News, ka siguruar videon, ku shihet se qarkullimi në Marikaj është i pamundur për shkak të trafikut të rënduar.
Shihet se në të dy korsitë, radhët e automjeteve janë shumë të gjata.
