‘Pushtet arrogant’, denoncimi i Nard Ndokës: Avokati i Shtetit ka sekuestruar zyrat e tre partive opozitare

Ish-deputeti Nard Ndoka thotë se Avokati i Shtetit ka marrë selitë e Partisë Republikane, Partisë Demokristiane dhe Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Ndoka shkruan Avokati i Shtetit në mënyrë arbitrare sekustron zyrat dhe merr peng të gjithë dokumentet e dy partive politike PDK e PR, ndërsa Policia e Shtetit nxjerr në rrugë PBDNJ.

Ndër të tjera ai thotë se dhunimi barbar i zyrave të tre partive politike, pengmarrja e dokumentacionit dhe arkivave, shenja të një pushteti arrogant e kriminal, që kërkon asgjësimin e pluralizmit politik.

Postimi i plotë:

Pushtet arrogant, Avokati i Shtetit dhe Policia e Shtetit, dhunojnë selitë e tre Partive Opozitare (PDK, PR e PBDNJ).

Pushteti pasi dështoi me pengun Basha në Opozitë, i është vërsulur partive të tjera politike.

Mbas sulmit të zyrave të FRD, në shënjestër tashmë Partia Demokristiane e Shqipërisë, PDK, Partia Republikane dhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut.

Avokati i Shtetit në mënyrë arbitrare sekustron zyrat dhe merr peng të gjithë dokumentat e dy partive politike PDK e PR, ndërsa Policia e Shtetit nxjerr në rrugë PBDNJ.

Kemi informuar zyrtarisht Presidentin e Shqipërisë, Kryeministrin e Shqipërisë (megjithëse ky është urdhëruesi i plaçkitjes), institucionet ndërkombëtare në vend, OSBE, BE e SHBA-të.

Dhunimi barbar i zyrave të tre partive politike, pengmarrja e dokumentacionit dhe arkivave, shenja të një pushteti arrogant e kriminal, që kërkon asgjësimin e pluralizmit politik.

Partia Demoktistiane e Shqipërisë, PDK

Zyra e Shtypit

Tiranë, më 11 Qershor 2022