Atentati në Sauk, 27-vjeçari humbi dy këmbët nga shpërthimi, ndërroi jetë në spital
Aleksandër Sadikaj 27-vjeç, nga Berati, humbi jetën mesditën e sotme (11 qershor), pasi një sasi lënde eksplozive shpërtheu në makinën tip “Mercedes Benz, me të cilën po udhëtonte i riu.
Sipas dëshmive nga vendi i ngjarjes Sadikaj, si pasojë e shpërthimit, humbi të dyja këmbët. Kanë qenë qytetarët që kanë njoftuar policinë, e cila së bashku me ambulancën mbërritën në vendngjarje, por pavarësisht dërgimit në spital, i riu nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve, ku si pasojë humbi dhe jetën.
Ndërkohë Ora News, mëson se makina që lëvizte viktima ishte një “Mercedes Benz” ngjyrë e bardhë me targë “ AB O77PO”
Atentati më lëndë shpërthyese ndodhi mesditën e sotme në aksin Tiranë-Elbasan, shumë pranë zonës së Saukut në kryeqytet.
Shpërthimi i cili dyshohet se ka qenë me telekomandë ndodhi rreth orës 13:35 minuta të së shtunës (11 qershor 2022). 27 vjeçari nga Berati ndërroi jetë në spital.
Sadikaj, mësohet se ka qenë proceduar penalisht më parë për një tentativë vrasjeje.

