Në Vlorë “thahen” për ujë. Një ditë po, një ditë jo
Teksa temepraturat e larta kanë nisur banorët e fshatit Sherisht në Vlorë edhe këtë vit do të vuajnë për ujë.
"Unë nuk kam fare ujë e kam të ndërprerë me kohë. Herë vjen uji herë nuk vjen."
Uji i pijshëm atje shkon një orë në ditë, në shumë raste një herë në dy ditë.
"Kemi ujë një ditë po një ditë jo."
Banorët ndihen të lënë pas dore, të harruar e të revoltuar me pushtetarët që shkojnë në fshat veç për vota.
"Vijnë sa marrin votën dhe pastaj nuk duan t'ja dinë më ata. Kam kaq vite këtu 45 vjet nuse, një ndihmë të vogël nuk kemi marrë."
Shumë familje si në shekullin e kalaur thonë se e sigurojnë ujin me kafshë.
"Ujë vij këtu e mbush me kafshë."
Pavarësisht kërkesave të herë pas hershme drejtuar Bashkisë, banorët e fshatit Sherisht nuk kanë marrë asnjëheë zgjidhje për problemin e tyre.
