Gjuhë-Letërisa provimi i dytë, maturantët me emocione
Mëngjesi i kësaj të shtune i gjeti maturantët me emocione por dhe ankth. 31667 prej tyre dhanë provimin e dytë të maturës nga 33 mijë nxënës në total.
Në orën 10 morën tezën e Gjuhë - Letërsisë.
Nën masat e kontrrollit nxënësit e gjimnazit Ismail Qemali ju nënshtruan tezës.
Me ankth prindërit kanë pritur orën 12:30 për të mësuar se si do të ishte rezultati.
Provimin nuk e konsideruan të vështirë duke marrë shkas se për dy vite morën dije online për shak të situates që kaloi vendi tërmetin dhe pandemise.
"Mendoj se ishet i përshtatshëm për ne."
Thonë se masat ishin të rrepta dhe nuk i lanë të kopjonin.
"Kontroll mëse i rregullt nga të gjitha mësueset."
Por pavarësisht kësaj deputetet e Partisë Demokratike denoncuan publikimin e tezës 90 minuta para se provimi të përfundonte.
Ky është provimi i dytë që ju nënshtruan maturantëve nën mbikqyrjen e 7 mijë mësuesve administrues në të gjithë vendin.
Provimi kishte 60 pyetje dhe për të marrë notën kaluese nxënësi duhet që të marr minimum 25% pikë të testit.
