Humbi jetën pas atentatit me tritol në Sauk, Sadikaj rezulton pronar i një restoranti në Memaliaj

Aleksandër Sadikaj, 27-vjeçari që humbi jetën si pasojë e një shpërthimi me eksploziv në makinë, ishte nga Berati dhe pronar i i një “Bar Restoranti’ në Memaliaj.

Sipas të dhënave të QKB rezulton që ai është pronar i një restorantit “Sancho Farm” në Memaliaj. Restoranti rezulton i regjistruar në 18 janar të këtij viti.  Konkretisht ndodhet tek rruga “Mehdi Bisha” në Memaliaj të Gjirokastrës

Humbi jetën pas atentatit me tritol në Sauk, Sadikaj rezulton pronar i

27-vjeçar nga Berati, u ekzekutua pas mesditës së shtunës (11 qershor) nga shpërthimi i një bombe të vendosur në makinën me të cilën po lëvizte.

Humbi jetën pas atentatit me tritol në Sauk, Sadikaj rezulton pronar i

Ngjarja ndodhi në orën 13.35, në zonën e Saukut, në afërsi të rreth-rrotullimit në hyrje të rrugës Tiranë-Elbasan.

Humbi jetën pas atentatit me tritol në Sauk, Sadikaj rezulton pronar i

Drejtuesi i mjetit tip “Mercedes Benz, pësoi plagë e dëmtime të rënda, të cilave nuk ka arritur tu mbijetojë duke gjetur vdekjen në spital.  

Mjekët thanë se  riu kishte humbur të dyja këmbët si pasojë e shpërthimit të bombës e cila mesa duket, ishte vendosur poshtë mjetit në pjesën e përparme dhe është aktrivizuiar në lëvizje.

Automjeti i dëmtuar nga shpërthimi qëndroi në vendin e ngjarjes për disa orë, ndërsa hetuesit dhe ekspertët mblodhën prova në një zonë të gjerë duke përfshirë edhe krahun tjetër të autostradës.

Qarkullimi u bllokua nga policia për disa orë si pasojë e shpërndarjes së copave të automjetit të 27-vjeçarit ndërsa në vendngjarje qëndruan edhe drejtues të lartë të policisë.

Viktima e ngjarjes, sipas policisë ishte proceduar më parë për një tentativë vrasje, vjedhje e drogë.