KLGJ jep propozimet për hartën e re gjyqësore

KLGJ jep propozimet për hartën e re gjyqësore, 13 gjykata në të gjithë vëndin, vetëm 1 Gjykatë Apeli.

Këshilli i Lartë Gjyqsorë ka dhënë përfundimet e saj për sa i përket ndryshimeve në prokuroritë dhe gjykatat e vendit. Pasi është konsultuar më grupet e interesit ka propozuar që  në vëndin tonë të jenë 13 Gjykata të Shkallës së Parë, 2 Gjykata Administrative si dhe 1 Gjykatë Apeli.

I vetmi ndryshim nga propozimi i kaluar është se është shtuar një Gjykatë e Shkallës së Parë në Sarandë që me propozimin e kaluar ishte hequr. Drafti për këto ndryshimë pritet që KLGJ të ja kalojë për mendim Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Këshillit të Ministrave, Prokurorisë së Përgjithshmë si dhe Ministrisë së Financave.

Më propozimin e KLGJ pritet që Gjykatat në 10 qytete të vëndin të shkrihën. Ato janë qytetet si Krujë, Lushnjë, Tropojë, Pukë, Përmet, Pogradec, Mat,Kurbin, Kavajë.Sipas KLGJ ndyrshimet do të prekin edhe gjykatën e Apelit, pra nga 6 që janë të tilla është menduar të jetë vetem 1 dhe ajo të jetë me seli në Tiranë.