Ekskluzive: Kjo është makina ku u sulmua me armë zjarri MP5 Marklen Haka në rrugën e Niklës

Ora News zbulon foton e makinës ku u sulmua me armë zjarri MP5, Marklen Haka në rrugën e Niklës.

Fotografia e automjetit tip Golf 6,tregon qartë sulmin ndaj Hakës, personazh ky mjaft i njohur për Policinë e Shtetit.

Automjeti është bërë shoshë nga dy anët e tij dhe fatmirësisht Marklen Haka,i ka shpëtuar mrekullisht kësaj situate.

Ekskluzive: Kjo është makina ku u sulmua me armë zjarri MP5
Foto e makinës ku u sulmua me armë zjarri MP5, Marklen Haka

Makina është gjendur në banesën e Flamur Ccangut dhe pikërisht këtu ekspertët kanë kryer veprimet hetimore.

Vetë Haka gjatë dhënies së dëshmisë së tij, ka treguar se nuk ka mundur ti njohë autorët e krimit.

Ai u ka treguar oficerëve që po hetojnë këtë ngjarje, se përmes pasqyrës së mjetit kishte vënë re një makinë që po e ndiqte, por nuk e ka vlerësuar situatën, se mund të goditej befasisht me qëllim eliminimin e tij.

“…Sapo kam hyrë në rrugën e Niklës, aty kam ndaluar një moment pasi më ka folur dhe jam përshëndetur me djalin e xhaxhait tim…teksa kam qëndruar, nga makina që kisha nga pas dhe që e kisha vënë re disa herë përmes pasqyrës, është qëlluar me armë drejt meje në një distancë të vogël…”.

Në total policia ka sekuestruar plot 17 gëzhoja 9 mm, ndërsa ekspertët besojnë se drejt makinës së Marklen Hakës, është qëlluar më tepër.