Tirana nën ujë, Kryebashkiaku mburret me ‘punën’ e tij, qytetarët: Paguajmë taksa, çdo vit përmbytemi, ku është Veliaj
Ndonëse kryeqyteti prej orësh gjendej nën pushtetin e ujit, ku kryesisht ato të zeza kishin marrë dhe nëpër Tiranë, Kryebashkiaku Veliaj pa u shqetësuar zhvillonte një takim me strukturat e PS në njësinë 1, ku mburrej për punën e tij.
Në rrugën “Ali Daushi”, pranë zonës së “Xhamllikut” gjithçka ishte e pabanueshme dhe banorët, të vetmin mjet për të larguar ujin kishin fshesat e tyre.
Sipas qytetarëve, kjo situatë ndodhë prej vitesh sa herë bie shie.
“Ka vite kjo punë kështu. Kemi bërë ankesa, te ujësjellësi, kemi shkuar në bashki. Na kanë thënë se nuk ka fonde bashkia. Sa herë që bie shi, kjo gjendje bëhet këtu. Burrin e kam invalidë e kam të sëmurë, me pas nevojë me çu në urgjencë, ku ta kaloj? Si nuk merrka masa shteti, ku është Erion Veliaj?”- shprehet qytetarja.
Ashtu siç paguajnë çdo detyrim ndaj shtetit, të njëjtën gjë kërkojnë edhe nga vet ai.
“Sa mirë na i ndalojnë taksat, te rrogat te pensionet. Për këtë i paguajmë ato.”
E vetmja mundësi për t’I futur fëmijët në shtëpi, është mbajtja e fëmijëve në krah.
“Fëmijën nga kopshti tani e mora në krahë dhe e futa në shtëpi.”
Të braktisur nga Bashkia, njëri prej banorëve, është detyruar të investojë me mjete rrethanore, për të shpëtuar sadopak nga përmbytja e herë pas hershme.
“30 mijë lekë ka bërë kjo. Gjithë vitin kështu është kur bie shi.”
Ndonëse Bashkia nuk u jep zgjidhje për situatën, si shpërblim u vendosë dhe gjoba për shkak se shpërdorojnë ujin, atë që përmbytja lë pas.
“Pse kam larë llumin e qelbët, më kanë fotografuar në krye të rrgicës e më kanë vendosur 100 mijë lekë gjobë.”
Tirana kryeqytet i i rinisë, sipas Erion Veliajt, këtë të enjte qershori nuk I ngjante askujt tjetër veçse një qyteti mesjetar.
