Atentat Marklen Hakës, pamjet e para nga vendi ku u sulmua me armë anëtari i bandës së Niklës

Ora News sjell pamjet e para nga vendi ku ndodhi atentati ndaj Marklen Hakës,  i njohur si anëtar i të ashtuquajturës Banda e Niklës.

Haka mbeti i plagosur me një plumb në nofull në rrugën që të çon në Nikël. Policia ka rrethuar zonën dhe po mbledh prova materiale. 

Burimet flasin për një atentat me armë zjarri, por rrethanat janë ende të paqarta.

Nga të dhënat e para, Haka ka marrë një plumb në nofull dhe është sjellë për trajtim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku nga të dhënat e para mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë  dhe po vijon krehja e zonës, me qëllim kapjen e autorit.

Ky është atentati i dytë që ndodh ndaj Hakës.

Në shtator të 2019, ai i shpëtoi një sulmi me armë në derë të shtëpisë, ndërsa e vrarë mbeti halla e tij, Shpresa Basha.

Atentat Marklen Hakës, pamjet e para nga vendi ku u sulmua me armë

Atentat Marklen Hakës, pamjet e para nga vendi ku u sulmua me armë