Durrës: Pasi përplasi policët Pici tentoi të ikë me vrap, momenti i ndjekjes

Në momentin kur ka përplasur Forcat Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës që ishin me shërbim në lagjen nr 1 Hysen Pici ka tentuar të largohet me vrap.

Kamerat e sigurisë të një biznesi kanë filmuar sekuencat e ndjekjes së tij nga policia menjëherë pas përplasjes të ndodhur rreth orës 22:40 minuta të 9 qershorit 2022.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Si pasojë njëri prej punonjësve të policisë, shtetasi G.M, është dëmtuar dhe ndodhet në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën" informoi në mbrëmje vonë policia e Durrësit.

Ka qenë rreth orës 22.40, (9 qershor 2022) kur automjeti me drejtues Picin, lëviste në sens të kundërt ka përplasur policët.