Çipa: Lënia mënjanë në Open Balkan e Kosovës penalizon më shumë Shqipërinë

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, analisti Aleksandër Çipa u shpreh se diplomacia në rastin e Open Balkan po tenton të japë një produkt.

Ai tha se lënia mënjanë e Kosovës penalizon më shumë Shqipërinë dhe se nuk ka nivel komunikimi mes qeverive shqiptare.

Çipa: Ka tri memorandume në fushën e turizmit, kulturës dhe administratën tatimore që nuk sjellin potencial të madhe si dhe një marrëveshje bashkëpunimi. Diplomacia në rastin konkret po tenton të japë një produkt.

Lënia mënjanë e Kosovës penalizon më shumë Shqipërinë. Nuk ka nivel komunikimi mes qeverive. Mungon dialogu institucional.