Gentiana Sula rizgjidhet në krye të Autoritetit për Informimin mbi dokumentet e Sigurimit
Gentiana Sula është votuar ditën e sotme në Kuvendin si drejtoresha e Autoritetit për Informimin mbi dokumentet e ish sigurimit të Shtetit.
Sula është konfirmuar në këtë pozicion me 105 vota pro, 1 kundër dhe 1 abstenim dhe do të vazhdojë ta drejtojë këtë institucion edhe për 5 vite të tjera.
Ndërkohë, kandidatët e tjerë kanë siguruar më pak vota sesa Sula, duke mos mundur kështu të marrin mbështetjen e kërkuar të deputetëve.
Kështu, kandidati Altin Hoxha kanë votuar 80 deputetë pro, 2 kundër dhe 1 abstenim, ndërsa kandidati Marçel Hila ka marrë 18 pro deputetë, 68 kundër dhe asnjë abstenim.
Kujtojmë se emri i Simon Mirakës nuk u mor në shqyrtim pasi mazhoranca pohoi se nuk do ta kalonte në seancë plenare pasi në emrat e propozuesve të tij ishte edhe firma e Sali Berishës.
