Shiu përmbyt rrugët/ Probleme në Gramsh, Kuçovë dhe Maminas, uji depërton në banesa
Reshjet e shiut të së enjtes shkaktuan probleme të shumta. Në qytetin e Gramshit dhe Kuçovës u bllokuan thuajse të gjitha rrugët ndërsa probleme janë shfaqur edhe në Fushë Maminas.
Mjaftuan disa minuta shi që qyteti i Gramshit të merrte këtë pamje. Të gjitha rrugët nën pushtetin e ujit. Kanalizimet e ujërave të zeza u përmbytën. Hyrja e qytetit u bllokua e gjitha të enjten ndërsa zjarfikësit dolën në terren për të vënë situtën nën kontroll.
Ujrat vërshuan edhe në ambjentet e brendshme te komisariatit te policisë. Problematika pati edhe në Kuçovë. Uji depërtoi brenda banesave.
Banorët thonë se kjo nuk është hera e parë që përmbyten.
“E kanë bllokuar kanalin. Është e treta herë që përmbytem."
Nën ujë përfundoi edhe nënstacioni elektrik, për pasojë i gjithë qyteti mbeti pa energji elektrike
Shiu krijoi probleme edhe në nënkalimin e Fushë Maminasit. Kanalet e shkarkimit te ujrave u bllokuan. Nënkalimi u përmbyt duke penguar qarkullimin e automjeteve. Reshjet e shiut në formë shtrëngatash pritet të zgjasin gjithë javën.
