Mima: Shqipëria me sistem anormal të taksimit të naftës, gjenezë e problemit Rama
Pas vendimit të fundit të Bordit të Transparencës çmimi i naftës në vend ka arritur rekordin e 258 lekë, duke rënduar buxhetin e konsumatorëve dhe duke rritur ndjeshëm kostot e të gjitha bizneseve.
Florjon Mima ish deputet dhe anëtar i kryesisë së PD gjatë një interviste për RTV ORA me gazetaren Beti Njuma tha se e keqja nuk qëndron tek Bordi i Transparencës, pra nuk është bordi gjeneza e problematikës por sipas tij është kryeministri Edi Rama me kokëfortësinë e tij për të mos risjell në normalitet sistemin fiskal që rregullon taksimin mbi naftën dhe derivatet e saj.
Florjon Mima: E keqja nuk qëndron tek Bordi i Transparencës ose më sakt nuk është bordi, gjeneza e problematikës është kryeministri Edi Rama me kokëfortësinë e tij për të mos risjell në normalitet sistemin fiskal që rregullon taksimin mbi naftën dhe derivatet e saj. Shqipëria ka një sistem totalisht anormal të taksimit të naftës dhe ky sistem është pikënisja e problematikës për të cilën ne po diskutojmë sot e për të cilën njerëzve ju duhet të fusin dorën në xhep gjithnjë e më thellë. Kudo të bazë të praktikës më të mirë botërore taksa ka dy element bazë të taksimit. Pjes aqë shteti fut dorën nën xhepin e kësaj industrie është aksiza dhe TVSH, dy element.
"Shqipëria sot po ti listosh të gjitha ngarkesat fiskale të detyrueshme për tu paguar lista është e pafundme. Këto janë eksperimentë alla shqiptarçe kryesisht të lidhura me taksimin e prezantuar gjatë viteve të rilindjes që na kanë sjellë në këtë situatë", tha ai.
