Shehu: Ballkani i Hapur bazohet në idenë e Jugosllavisë së Re, synon të lërë në hije dhe Kosovën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Qershor 2022, 21:29
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, deputeti demokrat Tritan Shehu u shpreh se Ballkani i Hapur bazohet në idenë e Jugosllavisë së re.
Ai tha se ajo është një nismë e rrezikshme sepse synon t'ju bëjë hije nismave Evropiane siç është Procesi i Berlinit dhe synon të lërë në hije dhe Kosovën.
Shehu: Ballkani i Hapur bazohet në idenë e Jugosllavisë së re. Nismë e rrezikshme sepse synon t'ju bëjë hije nismave Evropiane siç është Procesi i Berlinit. Synon të lërë në hije dhe Kosovën. Nuk mundet që Vuçiç të ketë rolin e liderit në rajon.
