Itali: Video e arratisjes nga burgu të Edison Pulës, pasi zbriti me çarçafë, ikën me vrap

Mediat italiane publikojnë videot e arratisjes së Edison Pulës nga burgu i Trevisos.

27 vjeçari ishte arrestuar në shkurt të 2022 në një qendër tregtare si pjesë e një bande grabitësish banesash.

Rreth orës 05:00 të mëngjesit të 9 qershorit, tre të burgosur prenë hekurat e qelisë së burgut të Trevisos ku po vuanin dënimin dhe zbritën jashtë me çarçafë.

Policia arriti të arrestojë dy prej tyre para se të largoheshin nga ambientet e institutit të vuajtjes së dënimit, ndërsa Edison Pula arriti të humbasë gjurmët. 

Në videon e publikuar nga mediat italiane, Pula duket duke vrapuar në tentativën për tu larguar.

Arratisja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm 9 qershor 2022.

Video u publikua nga il Gazzettino