Arratisja nga burgu në Itali, në 2016 Edison Pula u arratis edhe nga komisariati i Krujës

Arratisja e Edison Pulës nga burgu në Itali nuk është hera e parë. Në 2016 ai ka arritur të arratiset në momentin që po transferohej nga Komisariati i Policisë për në burg.

Në dhjetor  2016  21-vjeçari  dhunoi dy policët që e shoqëruan gjatë transferimit  dhe mundi t’u ikte punonjësve të policisë duke kapërceu murin rrethues të komisariatit të Krujës.

Edison Pula ishte një nga 9 të arrestuarit që u prangosën si të dyshuar për atentatin me eksploziv në makinë ndaj Gentian Bejtjes më 19 shtator të 2016.

Për këtë arratisje atëherë u ndaluan 2 policët shoqerues.