Shehu: Betimi i Vuçiçit për mbrojtjen e Kosovën ishte një deklaratë luftë

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, deputeti demokrat Tritan Shehu u shpreh Vuçiç kur u betua tha se do mbrojë sovranitetin e Serbisë bashkë me Kosovën.

Ai tha se kjo ishte një deklaratë lufte dhe se marrëdhëniet tona me Serbinë nuk duhet të tejkalojnë marrëdhëniet Serbi-Kosovë.

Shehu: Vuçiç kur u betua tha se do mbrojë sovranitetin e Serbisë bashkë me Kosovën e Metohinë. Kjo ishte deklaratë lufte. Këto deklarata nuk duhen neglizhuar. Marrëdhëniet tona me Serbinë nuk duhet të tejkalojnë marrëdhëniet Serbi-Kosovë.