Starova: Këmbëngulja e Ramën për Open Balkan jo normale, po shpërfill Kosovën

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, ish-ministri i Jashtëm Arjan Starova u shpreh se Rama këmbëngul në idenë e Open Balkan në mënyrë jo normale.

Ai tha se Kosova nuk mund të futet në Ballkanin e Hapur me përballë Serbinë që thotë nuk do e njohë kurrë pavarësinë e thotë nuk ka bërë gjenocid.

Starova: Idetë e bashkëpunimit janë gjithmonë të mira. Rama këmbëngul në këtë ide në mënyrë jo normale. Nisma s’mund të jetë vetëm ekonomike, por edhe politike.

Kosova nuk mund të futet në Ballkanin e Hapur me përballë Serbinë që thotë nuk do e njohë kurrë pavarësinë e thotë nuk kemi bërë gjenocid. Pse Rama këmbëngulë në këtë ide duke shpërfillur shqiptarët e Kosovës?