Durrës: Makina lëviz në sens të kundërt përplas dy policë, i bënë thirrje të ndalonte
Një ngjarje e rëndë u shënua mbrëmjen e të enjtes 9 qershor 2022 në qytetin e Durrësit. Ka qenë ora 22:40 kur në në lagjen nr 1, Durrës, një automjet me drejtues shtetasin Hysen Pici, lëviste në sens të kundërt.
Forcat operacionale të DVP Durrës që ishin me shërbim në këtë zonë i kanë bëre shenjë për të ndaluar por drejtuesi i automjetit ka vijuar lëvizjen me shpejtësi duke përplasur punonjësit e policisë. Nga informacionet e para flitet se janë përplasur dy policë, njëri prej tyre është dëmtuar dhe ndodhet në spital për ndihmë mjeksore.
Menjëherë pas tentativës për tu larguar, patrulla e policisë ka qëlluar në ajër për t'i bërë thirrje drejtuesit të mjetit që të ndalonte.
Pici është arrestuar pas ndjekjes dhe në makinë i gjetën dhe një pistoletë
Lajmi ne perditesim
Ora 00:23 Ora News mëson emrin e shoferit që përplasi me makinë policët

Ora News identifikon shoferin e makinës që mbrëmjen e sotme përplasi Forcat Operacionale të DVP Durrës që ishin me shërbim në lagjen nrr 1 të Durrësit.
Ai është Hysen Pici.
Ora 00: 03 Njoftimi zyrtar i policise: Informacion paraprak

Më datë 09.06.2022, rreth orës 22.40, në lagjen nr 1, Durrës, një automjet me drejtues shtetasin H.P, lëviste në sens të kundërt.
Forcat operacionale të DVP Durrës që ishin me shërbim në këtë zonë i kanë bëre shenjë për të ndaluar por drejtuesi i automjetit ka vijuar lëvizjen me shpejtësi duke përplasur punonjësit e policisë.
Si pasojë njëri prej punonjësve të policisë, shtetasi G.M, është dëmtuar dhe ndodhet në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.
Forcat operacionale të DVP Durrës janë vënë në ndjekje ku kanë bërë të mundur kapjen e personit që ndodhej në mjet, konkretisht shtetasin H.P, i cili kishte me vete armë zjarri pistoletë.
Grupi hetimor në bashkëpunim me AMP, nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.
Ora 23:30 Makina perplas dy efektive
Dy efektivë policie janë përplasur nga një makinë e cila po lëvizte në sens të kundërt. Efektivët i kishin bërë thirrje të ndalonte por drejtuesi i mjetit ka vijuar lëvizjen duke përplasur dy punonjës te Forcave operacionele të Dvp Durres, informon Ora News.
Njëri polic ndodhet aktualisht në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.
Forcat operacionale të DVP Durres janë vënë në ndjekje ku kanë bërë të mundur kapjen e njerit prej personave që ndodhej në mjet i cili ështe kapur me armë zjarri pistoletë. Vijon ndjekja për kapjen e personit tjeter. Mësohet se ka pasur dhe të shtëna armësh.
Ora 23:18 Informacioni paraprak
Fillimisht u raportua për të shtëna ne armë zjarri në lagjen nr. 1 të qytetit të Durrësit në zonën e Currilave
Nga informacionet e para mësohet se nga një makinë “Range Rover” në ngjyrë të bardhë ku udhëtonin dy persona është shtënë në drejtim të një automjeti tjetër, informon Ora News.
Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po punon për arrestimin e autorëve dhe zbardhjen e ngjarjes.
