Ju flet Moska - Cili është roli i djalit të George Soros në Ballkanin e Hapur

Cili është roli i djalit të George Soros në Ballkanin e Hapur ishte tema e kësaj të enjteje në “Ju flet Moska” në RTV Ora, nga Kastriot Myftaraj.

Myftaraj: Aleks Soros nuk është kryeministër apo president, por është djali i George Soros. Liderët e Ballkanit të Hapur në Ohër, ishte i pranishëm edhe Aleks Soros.

Asnjëherë nuk është sqaruar prania e tij qysh me Minishengenin Ballkanin, të cilit iu ndërrua emrin në Ballkan i Hapur. Cili është roli i Aleks Sorosit?

Ai është ulur lirshëm me liderat e Ballkanit duke i vënë në rresht. Aleks Sorosi ushtronin pushtetin e babait të tij, kuptohet kjo.

Rrjeti i Sorosit është i ngjashëm me Kominternit Komunist dhe këto ishin mjete që përdorte Moska dhe internacionalja komuniste dikur.

Ajo që na bën përshtypje është se Sorosi është shumë i fokusuar në Shqipëri dhe Ballkan. Ai vjen disa herë në vit në Shqipëri dhe bën pushime. Këtu duan të eksperimentojnë në vende si i yni.

Vuçiçi po luan lojën e Titos duke dashur që të marrë nga perëndimi dhe lindja ndihma. Këtë lojë po bën ai në Beograd dhe kjo bëhet me shpenzimet e vendeve të tjera të Ballkanit të Hapur.