Kalaja: Jemi në një shtet pa shtet, ku kamxhiku është vetëm kundra qytetarëve
Avokatja Adriana Kalaja gjatë një interviste për Ora News me gazetarin Arnold Kariqi tha se, jemi në një shtet pa shtet, ku kamxhiku është vetëm kundra qytetarëve.
Sipas saj problematikat që hasen në Shqipëri janë rezultat i çdo investimi që bëhet mes miqsh, pasi bëhen pa tender, bëhen me fitues të paracaktuar dhe bëhen me çmime stratosferike.
Adriana Kalaja: Jemi në një shtet pa shtet ku kamxhiku është vetëm kundra qytetarëve. Jemi në një vend ku shteti shikon vetëm të drejtat që ka ndaj qytetarëve ndaj biznesit. Pra marrëdhënia midis publikut dhe shtetit është një marrëdhënie kontraktore e pashkruar ku të dy palët kanë të drejta dhe detyrime. Dhe në rastin konkret në rast se një qytetar një biznesmen nuk paguan detyrimet ai përballet me sanksione nga më të ndryshmet. Aty e shohim shtetin, të fortë madje deri kur i çojnë në falimentim. Nga ana tjetër nëse shteti nuk përmban detyrimet e veta ndaj publikut ne shikojmë atë kaosin që ndodhi sot(me përmbytjet në vend), shikojmë atë kaosin ku bie zjarr, që nuk ka zjarrëfikëse nuk ka mjete fluturuese për shuarje zjarri. Ne vazhdojmë të mos kthejmë mbrapsht taksat e qytetarëve.
"Kjo ndodh sepse çdo investim që bëhet bëhet me miqtë e Erjon Veliajt, bëhet pa tender, bëhet me fitues të paracaktuar dhe bëhen me çmime stratosferike. 90% e tenderave në Bashki bëhen ose pa garë ose me fitues të paracaktuar", tha Kalaja.