‘Presidenti’/ Berisha: Shqipëria sot është monizëm i plotë, Rama padron i çdo pushteti

Ish-Kryeministri Sali Berisha, ka folur në lidhje me zgjedhjen e presidentit, gjatë një takimi me intelektualët e Elbasanit.

Berisha tha se Rama ktheu Shqipërinë monizëm të plotë, me marrjen e presidencës, duke shtuar se tashmë në vendin tonë, çdo institucion është në duar e një partie.

Sali Berisha: Sot si është Shqipëria me zgjedhjen e presidentit të Republikës? Çdo pushtet i këtij vendi është në duart e një partie. Shqipëria është sot absolutisht monizëm i plotë. Si ndodhi kjo? Po kjo ndodhi para syve të të gjithë botës, nuk zbriti nga qielli. Kjo erdhi hap pas hapi dhe sot Edi Rama është padron i çdo pushteti. Por ky është regjim i kalbur sepse bazohet në parime të padrejta, bazohet në një trekëndësh politikë-krim-biznes siç do ta shprehte pardje një biznesmen. Bazohet në një proces izolimi nga qytetarët gjithnjë e më të madh.

Ju e dëgjoni, në Parlament nuk flasin për qytetarin ndonjëherë, flasin vetëm se si i lumturuan, se çfarë bënë, çfarë realizuan. Jetojnë në botën e tyre, siç ka shkruar ai miku yt Luçiano që kemi qeveritaret më të shumtë, më të pasur dhe kjo është e vërtetë, ndajnë pasuritë me njëri-tjetrin. Kaq është historia. Ndaj dhe ne kemi nevojë dhe është jetike për ne hapja ndaj vlerave, ndaj njerëzve idealistë, hapja ndaj njerëzve që e kuptojnë që vendi ka nevojë jetike për kontributin e tyre.