Aksidenti me 2 viktima, pamje nga vendngjarja: Njëra makinë në kanal, tjetra e shkatërruar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Qershor 2022, 21:17
Këto janë pasoja e mbetura nga aksidenti i rëndë me dy viktima mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Levan-Tepelenë.
Dy makina, njëra tip Ford dhe tjetra Opel, janë përplasur kokë më kohë duke shkaktuar kështu 2 të vdekur dhe 4 të plagosur.
Në automjetin “Open Zafira” udhëtonte një familje me 3 anëtare nga Çakrani, dy bashkëshortë dhe një vajze 10 vjeçe.
Njëra nga makinat është shkatërruar pothuajse e gjitha në pjesën e përparme, ndërsa tjetra ka përfunduar jashtë rrugës nga përplasja e fortë.
Të plagosur janë transportuar me urgjencë në spital dhe akoma nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.
Dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë një parakalim i gabuar ose lagështia në rrugë për shkak të reshjeve të shiut.



