Nasto: Qeveria po ndihmon oligarkët. Është një kompani që vendos për çmimin e naftës. Bordi, i jashtëligjshëm

Kreu i Shoqatës së Biznesit të Vogël e të Mesëm, është shprehur se klima për të bërë biznes në Shqipëri, po shkon drejt përkeqësimit.

Në një intervistë për Ora News, ai tha se arsyet që po vështirësohet biznesi në Shqipëri, ka qenë pandemia e tërmeti, ndërsa shtoi se nuk ka pasur asnjë ndihmë nga qeveria.

Albert Nasto: Klima për të bërë biznes në Shqipëri, dhe situata e biznesit të vogël dhe të mesëm në vendin tonë po shkon drejt përkeqësimit çdo ditë dhe çdo orë. Arsyet qe po vështirësohet biznesi i vogël janë: Situata e pandemisë, tërmetit, dhe nuk pati një paketë ndihme që të shmangej falimentimi i bizneseve. Ne jemi vendi i fundit në rajon dhe në botë që ndihmuam më pak biznesin, flasë nga ana e qeverisë.

Ai u shpreh se kjo qeveri po ndihmon po ndihmon vetëm oligarkët dhe monopolin.

Albert Nasto: Kjo qeveri po ndihmon po ndihmon vetëm oligarkët dhe monopolin.  Janë organet tjera që godasin, janë bashkitë që godasin me gjoba. Janë mbi 23 autoritete që kontrollojnë biznesin.

Në lidhje me “Bordin e Transparencës”  ai tha se është i jashtëligjshëm pasi nuk ka transparencë, ndërsa ulë konkurrencën e ndershme.

Albert Nasto: Këto borde janë të jashtëligjshme, qeveria shqiptare, ka 9 institucionet e saj, që po t’i vërë në lëvizje, nuk ishte nevoja  të krijonin borde. Bordet kanë disa të meta, ulin konkurrencën e ndershme, nuk janë transparente. A ka përfaqësues të qytetarëve?  Vetëm një kompani ka mbi 93% të importit, pra është ai  që voton, ai vendos për çmimin e naftës dhe e vendos me ligj, nga ana e qeverisë. Këto janë borde të jashtëligjshme. Qeveria e di fare mirë se ku qëndron e vërteta dhe korrupsioni. Qeveria shqiptare duhet të kthjellohet që të ndërmarrë një model të vendeve fqinj.