Kalaja: Tirana në 2022-shin është në nivelin më të ulët, më të keq të jetesës

Avokatja Adriana Kalaja  tha se Tirana në 2022-shin është në nivelin më të ulët, më të keq të jetesës.

Gjatë një interviste për Ora News me gazetarin Arnold Kariqi ajo tha se 60% e investimit të bërë në Tiranë është e pambuluar me investim të ligjshëm, gjë që sipas saj e raportojnë agjencitë më të njohura europiane .

Adriana Kalaja: Në vendin më të fundit të Europës nëse do të ndodhte kjo që ka ndodh sot në Tiranë Prokuroria do të arrestonte kryebashkiakun. Jemi dëshmitar të gjithë dhe e dimë se sa problem është të parkosh makinën në Tiraën, sa problem është betonizimi i Tiranës.  Agjencitë më të njohura europiane kanë thënë se 60% e këtij investimi është e pambuluar me investim të ligjshëm. Pra jemi përpara pastrimit të parave dhe është vetë zoti Veliaj i inkriminuar me këtë vepër penale.

"Tirana në 2022-shin është në nivelin më të ulët, më të keq të jetesës për çdo banor pasi të marrësh në konsideratë gjithë komponentët, të marrësh në konsideratë ndotjen e ajrit. Dhe përveç ndotjes së ajrit nëpërmjet automjetev të tonazhit të rëndë, të cilat krijojnë dhe trafikun në Tiranë, ne kemi një Tiranë që çdo ditë e më shumë kemi ngushtim të zonave të gjelbërta", shprehet ajo.