Sherr me thika në Elbasan, plagoset 33-vjeçari, plagë në kokë dhe trup
Rreth orës 19:30 në lagjen 5-Maj të qytetit të Elbasanit ka ndodhur një konflikt ku si pasojë ka mbetur i plagosur me mjete të mprehta (thikë) shtetasi Albert Ali Berati, 32-vjeç, i cili ka marrë dëmtime të lehta në trup.
Burime për Ora News, bëjnë me dije autori i kësaj ngjarje është shtetasi Fadil Ibrahim Sinani, banues në lagjen “5 Maj”, i cili është kapur nga forcat e policisë.
Në cilësnë e proës është sekuestruar edhe thika e plagosjes.
I plagosuri ndodhet në spitalin kirurgjik të Elbasan, jashtë rrezikun për jetën. Ai ka marrë plagë sipërfaqësore në trup dhe kokë.
Njoftimi i policisë:
Më datë 09.06.2022, në lagjen “5 Maji”, Elbasan, në rrethana ende të paqarta dyshohet të jenë përfshirë në një konflikt për motive të dobëta shtetasit F. S., 54 vjeç, R. S., 24 vjeç, H. S., 61 vjeç, H. S., 22 vjeç dhe A. B., 33 vjeç.
Si pasojë e konfliktit ka mbetur i dëmtuar me mjet prerës (thikë) shtetasi A. B., 33 vjeç, i cili u dërgua menjëherë në Spitalin Rajonal Elbasan për mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Autori i dyshuar i kësaj ngjarje, shtetasi F. S., 54 vjeç si dhe palët e tjera të përfshira në konflikt u shoqëruan në ambientet e Komisariatit të Policisë Elbasan.
