Ballkani i Hapur nuk dihet drejt çfarë procesi i dërgon vendet, Mustafa: Serbia ruajtës i influencave ruse dhe kineze

Liburn Mustafa gjatë një interviste për Ora News me gazetarin Sebastian Zonja tha se  nuk dihet se drejt çfarë procesi i dërgon vendet e ballkanit, nisma Ballkani i Hapur. Sipas tij Serbia po mundohet të jetë një ruajtës i influencave ruse dhe kineze kryesisht në Ballkan dhe kjo e bën të dyshimtë procesin.

Liburn Mustafa: Nuk e dimë se drejt çfarë procesi i dërgon vendet e ballkanit nisma Ballkani i Hapur. Kosova e bën edhe një interpretim tjetër. Akoma ekzistojnë dyshime për afërsinë politike që Serbia ka me Rusinë, po mundohet të jetë një ruajtës i influencave ruse dhe kineze kryesisht në Ballkan. Dhe fakti i dublifikimit të këtij procesi e shton edhe më tepër kepticizmin ndaj kësaj nisme. Nuk duhet të ngutemi për një gjykim të parakohshëm të këtij procesi por ajo çfarë mbetet është se si po procedohen marrëveshjet e arritura, se si palët po hapen ndaj njëra tjetrës. Dhe gjithashtu sa është efikas ky proces që siç theksohet shtetet po e bëjnë në dobi të mirëqenies së qytetarëve të saj.