Ballkani i Hapur, analistët ndërkombëtarë: Mjet i dobishëm për përmbysjen e ndarjen e Evropës

Ditën e sotme në Ohër të Maqedonisë së Veriut, është mbajtur takimi i radhës i nismës Ballkani i Hapur.

Ndërkohë, shefi i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov fajësoi perëndimin për anulimin e vizitës ndërsa theksoi e askush nuk do të jetë në gjendje të shkatërrojë marrëdhëniet e Rusisë me Serbinë.

"Ata mbase nuk donin që ne të shprehnim mbështetjen për nismën e Beogradit për të realizuar projektin e Ballkanit të Hapur në interes të marrëdhënieve më të shëndetshme dhe më të forta midis të gjitha vendeve të rajonit." - tha Lavrov. 

Nga ana tjetër analisti amerikan, Janusz Bugajski, tha se Kremlini e sheh Ballkanin e Hapur si një mjet të dobishëm për përmbysjen dhe ndarjen e Evropës.

“Qeveritë properëndimore duhet të braktisin skemën dhe të mos ndjekin agjendën Moskë-Beograd”, shkruan ai në rrjetet sociale.

Ndërsa analisti Edward Jospeh, shkroi se ashtu siç duhet falënderuar Putinin për ringjalljen e NATO-s, duhet lavdëruar Sergey Lavrovin që i dha puthjen e vdekjes sot Ballkanit të Hapur.

“Kjo ide e administratës Trump çon përpara agjendën e partnerit strategjik të Rusisë në rajon, Serbisë, nën Aleksandër Vuçiçin.” – shkruan ai.