Vuçiç: Nga Maqedonia duam vetëm marrëdhënie vëllazërore, pa Ramën “Ballkani i Hapur” nuk do mbijetonte

Presidenti Aleksandër Vuçiç, në konferëncën në Saminitin “Open Ballkan” Ohër është shprehur se duhet të fillojnë procedurat e kufijve që të mos ketë shumë kontrolle, në mënyrë që njerëzit të bëjnë një jetë më të mirë.

Vuçiç, tha se nga Maqedonia e Veriut kërkojnë vetëm marrëdhënie vëllazërore, ndërsa ka falenderuar Kryeministrin Edi Rama, duke thënë se pa të "Ballkan i Hapur" nuk do të mbijetonte. 

Aleksandër Vuçiç : Do kemi një video konferencë që ekspertët tonë të bashkohen dhe të gjejnë zgjidhjet më të mira për krizën që ka kapluar botën. Jam i kënaqur që kemi biseduar për të gjithë çështjet e hapura. Nuk mund të sjellë rezultatet në të gjitha fushat. Duhet t fillojmë procedurat e kufijve që mos të ketë shumë kontrolle, për një jetë më të mirë. Jam i pakënaqur me veten time, por megjithatë kemi arritur shumë. Nuk kemi çështje bilaterale mes 3 vendeve tona. Kemi arritur të zgjidhim çështje të mëdha dhe kemi arritur ndryshime. Ne nuk na duhet gjë nga Maqedonia, por vetëm të kemi marrëdhënie vëllazërore. 

Një falënderim të madh për zotin Rama. edhe kur kemi qenë në presion nga anë të ndryshme. Edi Rama ka treguar fuqi të madhe të liderit. Ka treguar vendosmëri. Si kryetar i Serbisë i kam borxh të madh se pa fuqinë e tij Ballkani i Hapur nuk mund të mbijetojnë. Besojmë që të gjithë këtë që kemi nënshkruar sot do të kontribuojmë shumë. Jam shumë krenar”