Robelli: Open Balkan celebrim Rama-Vuçiç, çfarë i mungon procesit të Berlini që të shtohet kjo nismë?

Në “Ora e Betit” në RTV Ora nga Beti Njuma, Enver Robelli, Gazetar u shpreh se me Open Balkan nuk ka një forcim të faktorit shqiptar në rajon.

Ai tha se nuk kuptohet pse duhet një iniciativë shtesë, sepse nuk dihet se çka mungon në procesin e Berlinit që duhet të shtohet nga Open Balkan.

Robelli: Çdo gjë po shkon drejt izolimit të Kosovës. Unë nuk shoh një forcim të faktorit shqiptar në rajon, por më shumë një celebrim mes dy burrave që duan rreth vetes edhe shtete të tjera që i sinjalizojnë BE-së se do të bëjnë diçka tjetër po nuk u pranuan në unionin.

Por si mund të bien kufijtë dhe si mund të krijohet një treg i përbashkët pa barë Serbia asnjë koncesion ndaj Kosovës. Në politikën e Shqipërisë ndaj Kosovës dhe Maqedonisë, Shqipëria nuk është se bën diçka të pamundur. Ajo duhet vetëm të respektojë kushtetutën, sepse ka një obligim për tu kujdesur për shqiptarët jashtë vendit. Me Kosovën të mos ketë një paternalizëm, por së paku një koordinim, jo nisma të tilla që janë acaruese. Nuk e kuptoj pse duhet një iniciativë shtesë, sepse çka mungon në procesin e Berlinit që duhet të shtohet nga Open Balkan.