Greqi/ Kokainë me logon e NBA-së në shtëpinë e shqiptarit që terrorizoi Selanikun. Dyshohet për një kartel droge

Greqi/ Kokainë me logon e NBA-së në shtëpinë  e

Në shtëpinë e shqiptarit që qëlloi me armë në qytetin e Selanikut duke terrorizuar qytetarët është gjetur sasi të mëdha lëndë narkotike cannabis dhe kokainë me logon e NBA.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Shqiptari së bashku me vëllanë e tij, 29 vjeç u arrestuan nga forcat e policisë teksa policia ka kryer kontrolle dhe në banesën e tij.

Greqi/ Kokainë me logon e NBA-së në shtëpinë  e

Në banesë u gjetën 23 kilogramë cannabis, 1200 gramë kokainë si dhe 16 mijë euro. Policia ka sekuestruar dhe armët e 32 vjeçarit, një pistoletë me të cilët panikosi qytetarët pranë pallatit të tij.

Sasia e lëndës narkotike e gjetur në shtëpinë e 32 vjeçarit kishte të stampuar logon e NBA, skuadrës së basketbollit në SHBA.

Greqi/ Kokainë me logon e NBA-së në shtëpinë  e

Mediat greke raportojnë se një gjë e tillë ka vënë në lëvizje policinë e cila prej kohësh ka sekuestruar sasi droge me këtë stemë, çka ka ngritur dyshimet për një kartel droge të organizuar mes SHBA-së dhe Greqisë, ku bëjnë pjesë dhe shqiptarë.

Greqi/ Kokainë me logon e NBA-së në shtëpinë  e

Një shqiptar 38 vjeçar u arrestua në mars të 2022, në Zakyntho me 1.1 kg kokainë me këtë stemë.

Ndërsa në fillim të prilit po e njëjta stemë u gjet dhe në ngarkesën prej 10 kg kokainë në Athinë ku u arrestuar tre shqiptarë, raporton GR Times.