“Open Ballkan”: Eksperti i punësimit, skeptik si do të procedohet në praktikë punësimi

Erion Muça Ekspert Punësimi dhe Karriere në një intervistë  me gazetaren e Ora News Sonila Musai foli për nismën Open Ballkan.

Muça u shpreh se është  skeptik sa i  përket instrumenteve dhe mekanizmave zbatues të mënyrës se si do të procedohet praktikisht dhe si do të arrihet që të lehtësohen këto procedura.

Muça: Si nisëm në parim e gjykoj pozitive në plan të parë kjo sepse është një formë organizimi paralel me pengesat dhe burokracia që BE na ka nxjerrë dhe sjellë gjithë këto vite duke na dhënë në mënyrë të vazhdueshme detyra shtëpie dhe duke mos i qëndruar konsistent dhe hapave sado të vogël pozitiv që Shteti Shqiptar po merr drejt atij. Unë e shoh si një përpjekje për të edukuar veten vendet e Ballkanit me qëllim që të shohin dhe vlerësojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë se sa gati dhe të përgatitur janë për ti qëndruar marrëveshjeve dhe akteve që firmosin mes tyre për të përmirësuar apo lehtësuar klimën e bashkëpunimit ekonomiko – politik rajonal me qëllim që në një moment të caktuar tu përgjigjen me të njëjtën rezultat apo arritje që kanë arritur nëpërmjet Ballkanit të hapur, BE.  

Në lidhje me procesin e punësimit ende jemi herët për të parë rezultatet konkrete. Ka pasur në plan të parë një zhbërje të kufijve të lëvizjes së lirë të punonjësve në vendet e Ballkanit tani më në frymën pozitive të Ballkanit të hapur ky proces po materializohet. Unë jam skeptik përsa i përket instrumenteve dhe mekanizmave zbatues të mënyrës se si do të procedohet praktikisht dhe si do të arrihet që të lehtësohen këto procedura.